UBT News

Dy të vdekur në një sulm me thikë në një qendër tregtare në Çeki

Dy persona kanë humbur jetën në një sulm me thikë që ndodhi të enjten në një qendër tregtare në qytetin çeke të Hradec Králové. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar i këtij sulmi u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Policia e qytetit raportoi se i dyshuari ishte një 16-vjeçar, shtetas çek. Mediat vendase kanë theksuar se, megjithë reagimin e shpejtë të forcave të sigurisë, viktimat kishin pësuar lëndime të rënda që nuk mund të shpëtoheshin.

“Edhe pse arritëm në vendngjarje brenda disa minutash nga raportimi, të dy viktimat kishin lëndime aq të rënda sa që nuk mund të shpëtoheshin, pavarësisht përpjekjeve tona,” tha policia në një postim në X (Twitter).

Hetimet për motivet e sulmit janë duke vazhduar.

Exit mobile version