Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 18:25 në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Zajm të Klinës.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, sipas të cilit në këtë aksident ishin të përfshirë një kamion transportues dhe një veturë.
“Dy të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF Klinë prej nga janë transferuar në spitalin rajonal Pejë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tyre”, tha ai.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe prokurori i rastit.