Miliona njerëz ishin nën alarme të rënda të motit, përfshirë edhe tornado, pasi shiu, erërat e forta dhe breshri përfshiu lindjen përgjatë pothuajse të gjithë bregut lindor, nga Alabama në Nju Jork.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) kishte parashikuar një “rrezik të moderuar” të stuhive të rrezikshme, me shpërthime deri në 80 milje në orë.
“Qëndroni të vetëdijshëm për motin dhe sigurohuni që keni mënyra të shumta për të marrë paralajmërime”, tha NWS në Baltimore dhe Uashingto.
Meqenëse rreziku i rëndë i motit u qetësua në orët e vona të mbrëmjes, disa zona u përballën me kërcënime nga përmbytjet ndërsa shiu vazhdonte të binte.
NWS lëshoi paralajmërime për përmbytje për Uashingtonin dhe qytetet Arlington dhe Aleksandri në Virxhinia.
Breshëri me diametër prej 4,5 inç u regjistrua në Virxhinia, tha NWS.
Në Alabama, një 28-vjeçar vdiq pasi u godit nga rrufeja në një parking të parkut industrial.
Dhe në Karolinën e Jugut, një 15-vjeçar u vra kur u godit nga një pemë që binte jashtë shtëpisë së gjyshërve të tij./UBTNews/