UBT News

Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar pasi u goditën nga vetura në Trier të Gjermanisë

Së paku dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar pasi u goditën qëllimisht nga një veturë në zonën e këmbësorëve të qytetit Trier të Gjermanisë perëndimore. Policia njofton se vozitësi, një 51-vjeçar, u arrestua.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Megjithëkëtë, policia ka apeluar te banorët ta shmangin atë zonë.

Një dëshmitar tha se një Range Rover po voziste me shpejtësi të madhe./UBTNews

Exit mobile version