UBT News

Dy të vdekur dhe tetë raste pozitive me COVID-19

Dy persona kanë vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar shtatë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 151.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 271 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243 mijë e 428 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version