UBT News

Dy të vdekur dhe mbi 100 raste me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona si pasojë e COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 104 raste të reja me COVID-19 në Kosovë nga 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 16 mijë e 606 nga 78 mijë e 161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version