UBT News

Dy të vdekur dhe 787 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur dhe 787 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 3 mijë e 613 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 20 mijë e 995.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 754 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 794 mijë e 993 doza të vaksinës.

Deri më sot 808 mijë e 830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 89 mijë e 927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version