UBT News

Dy të vdekur dhe 740 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy raste të vdekjes nga COVID-19 dhe janë regjistruar 740 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë e 157.

Në total numri i rasteve aktive është 8 mijë e 544 me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version