Dy raste të vdekjes nga COVID-19 u shënuan në 24 orët e fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).
Në 24 orët e fundit u raportuan 58 raste të reja nga testimi i 2 mijë e 816 mostrave të marra. Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 156 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 840./UBTNews