Dy raste të vdekjes nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, si dhe janë regjistruar 562 raste të reja.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 78 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105 mijë e 765.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 85 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504 mijë e 817 doza të vaksinës./UBTNews