UBT News

Dy të vdekur dhe 49 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Dy persona kanë vdekur dhe 49 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (64 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se rastet e reja janë në komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 310 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 486./UBTNews

Exit mobile version