Dy raste të vdekjes nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 47 raste pozitive me COVID-19 nga testimi i 2 mijë e 183 mostrave. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.
Instituti njofton se janë shëruar edhe 202 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 402./UBTNews