UBT News

Dy të vdekur dhe 344 raste të reja në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 344 raste të reja nga 2 mijë e 281 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 63 mijë e 433 raste nga 258 mijë e 636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 534 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version