Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dy raste të vdekjes si pasojë e COVID-19. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Prishtinë 1 rast (58 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1 mijë e 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast./UBTNews