UBT News

Dy të vdekur dhe 247 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy persona kanë vdekur dhe 247 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 2 mijë e 96 persona, kurse numri i rasteve aktive është 10 mijë e 800.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 801 mijë e 548 doza të vaksinës. Deri më sot 810 mijë e 798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 93 mijë e 507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews

Exit mobile version