UBT News

Dy të vdekur dhe 234 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar 234 raste të reja nga 2 mijë e 405 mostra të marra.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Prizren 50 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 3 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Mamushë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 62 mijë e 782, kurse numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes është 1 mijë e 528./UBTNews

Exit mobile version