Dy persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 243 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 465 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 19 mijë e 519.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 861 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 747 mijë e 841 doza të vaksinës. Deri më sot 801 mijë e 524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 44 mijë e 143 kanë marrë dozën përforcuese dhe 12 mijë e 200 doza të treta të vaksinës antiCOVID janë administruar./UBTNews