Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur dy pacientë si pasojë e COVID-19, një rast MIQ, QKUK dhe një rast nga Klinika Infektive.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit u kryen gjithsej 1 mijë e 119 testime, prej të cilave rezultuan 169 raste pozitive me COVID-19.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.”, njofton IKSHPK-ja.
Numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 591 nga 85 mijë e 42 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes./UBTNews