Dy persona kanë vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë janë shëruar edhe 76 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 223 mijë e 648. Në total numri i rasteve aktive është 597.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 821 mijë e 268 doza të vaksinës.
Deri më sot 820 mijë e 20 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 99 mijë e 787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./UBTNews/