Dy persona kanë vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjashtë qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 171.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 439 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149 mijë e 121 doza të vaksinës./UBTNews