UBT News

Dy të vdekur, 41 raste të reja dhe 73 të shëruar brenda 24 orëve në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan dy viktima si pasojë e COVID-19, një rast nga spitali i Gjilanit dhe një rast nga spitali i Prizrenit.

Brenda 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 855 nga 70 mijë e 873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.

Janë shëruar edhe 73 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 294../UBTNews

Exit mobile version