Persona të armatosur hapën zjarr në mesin e një turme të madhe në qendër të Montgomery, Alabama (SHBA), duke lënë dy të vdekur, përfshirë një adoleshent, ndërsa lëndime pësuan 12 persona të tjerë.
Shefi i Policisë së Montgomery, James Graboys, tha se të shtënat me armë shpërthyen rreth orës 23:30 të së shtunës, në lagjen e jetës së natës së qytetit.
Policia beson se një nga viktimat ishte në shënjestër, por disa persona filluan të qëllonin në zonën e dendur të mbushur me njerëz pasi u dëgjuan të shtënat e para.
Shefi i Policisë së Montgomery, James Graboys, tha se tre nga të plagosurit u shtruan në spital me lëndime kërcënuese për jetën.
“Këto ishin dy palë të përfshira që praktikisht po qëllonin njëra-tjetrën në mes të një turme”, u tha Graboys gazetarëve.
Graboys identifikoi dy viktimat si 17-vjeçari Jeremiah Morris dhe Shalanda Williams, 43-vjeçe.
Të shtënat shpërthyen ndërsa qyteti tërhoqi mijëra njerëz për Panairin Shtetëror të Alabamës, festat e shikimit të futbollit dhe rikthimin në shtëpi të Universitetit Shtetëror të Alabamës. Asnjë nga këto ngjarje nuk kishte ndonjë përfshirje në të shtënat e fundjavës./S.K/KP/