Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të moshës 17 dhe 18 vjeç, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në Drenas.
Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të zhvilluara, janë identifikuar E.J. (18) dhe E.F. (17) si të dyshuar për së paku shtatë raste vjedhjeje në këtë rajon. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Ndërkohë, një tjetër i mitur është arrestuar në rajonin e Mitrovicës për një vepër tjetër penale dhe është intervistuar në lidhje me këto raste.
Hetimet po vazhdojnë për të verifikuar implikimin e mundshëm të të dyshuarve në raste të tjera që janë ende nën shqyrtim.