Dy persona janë plagosur pas bombardimeve ruse të infrastrukturës civile në zona të shumta të rajonit Dnipropetrovsk të dielën, shkroi Mykola Lukashuk, kreu i këshillit të rajonit të Dnipropetrovskut në Telegram.
“Dy rrethe të rajonit të Dnipropetrovsk – Nikopol dhe Synelnykove – u vunë nën zjarrin e armikut sot. Katër sulme ndaj komuniteteve civile u regjistruan gjatë ditës”, shkroi Lukashuk. “Kemi dy të plagosur”.
Kreu rajonal raportoi se rusët granatuan gjithashtu komunitetet Nikopol, Marhanets, Myrove dhe Velykomykhailivka me artileri “të rëndë”./UBTNews/