UBT News

Dy të panjohur tentojnë ta rrëmbejnë një të mitur në Prishtinë

Dy persona të panjohur kanë tentuar ta rrëmbejnë një të mitur në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, i mituri derisa kishte qenë duke ecur rrugës, pasi ka dalë nga shkolla u kanos dhe u tentua të futet me dhunë në një veturë në lëvizje.

Viktima kishte arritur të largohet dhe në veturën e të dyshuarve kishte vërejtur se kishte qenë një armë e gjatë. Rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version