Dy persona u lënduan si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se në aksident u përfshinë tri automjete.
“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime”, bëri të ditur Kelani.
Njësitet relevante policore po merren me rastin.