UBT News

Dy të lënduar në një aksident trafiku në Gllamnik të Podujevës

Dy persona janë lënduar në një aksident rrugor në fshatin Gllamnik të Podujevës. Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur të sot në ora 11:00, ku janë përfshirë dy automjete.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version