UBT News

Dy të lënduar në një aksident në Rrugën e Kombit

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të Frangut në Rrugën e Kombit. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërkaq të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.

Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një parakalimit të gabuar të njëri prej shoferëve.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet./UBTNews

Exit mobile version