Policia spanjolle ka ndaluar disa hajdutë profesionalë për vjedhjen e verës në vlerë mbi 1.6 milion dollarë nga një hotel në jug të vendit.
Të dyshuarit iu shmangën kapjes për gati nëntë muaj para se të arrestoheshin në kufirin Mali i Zi-Kroaci të martën për vjedhjen e 45 shisheve verë nga restoranti Atrio në Cáceres, Spanja perëndimore, sipas një deklarate nga policia kombëtare e Spanjës. Vlera e përgjithshme e verës së vjedhur ishte 1 milion e 648 mijë e 500 euro (diku rreth 1.68 milion dollarë) dhe një shishe kushtonte 310 mijë euro.
Grabitja ndodhi më 27 tetor të vitit 2021 dhe ishte planifikuar në “detaje të vogla”. Hajdutët vizituan restorantin tri herë për të realizuar bastisjen, thanë oficerët./UBTNews/