UBT News

Dy të arrestuar pas të shtënave në Paradën e Krenarisë së komunitetit LGBTQ në Norvegji

Edhe dy të dyshuar janë arrestuar pas të shtënave gjatë Paradës së Krenarisë së komunitetit LGBTQ në Oslo.

Policia norvegjeze konfirmoi të hënën se edhe dy të dyshuar – të dy nga Oslo – u ndaluan. Ata po akuzohen për bashkëpunim në një akt terrorizmi.

Dy persona janë vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë lënduar si pasojë e të shtënave më 25 qershor në kryeqytetin norvegjez.

Në total katër persona janë arrestuar, përfshirë edhe i dyshuari i armatosur – një 43-vjeçar shtetas norvegjez me prejardhje iraniane.

Dy të dyshuarit e fundit – një burrë rreth të 40-ave me nënshtetësi somaleze dhe një shtetas norvegjez rreth të 30-tave – u arrestuan të dielën. Ata ishin të njohur për autoritetet./UBTNews/

Exit mobile version