UBT News

Dy shtetas të Serbisë ndalohen, gjenden dokumente të dyshuara të falsifikuara

Në pikëkalimin kufitar SPK Jarinje, më 03.06.2026 rreth orës 13:35, një njësi policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin dy meshkuj shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit dhe dokumentacionit, zyrtarët kanë hasur në disa dokumente të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Pas zbulimit të tyre, është bërë menjëherë sekuestrimi i dokumenteve në konsultim me prokurorin kompetent.

Në vijim të procedurave, dy personat janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve lidhur me rastin, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore për trajtimin e situatës.

Pas inicimit të rastit dhe përfundimit të procedurave fillestare, të dy personat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime të mëtejshme nga organet kompetente për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Exit mobile version