Dy shkencëtarë janë shpërblyer me Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2021 për punën e tyre në ndërtimin e molekulave që janë imazhe pasqyre të njëra-tjetrës.
Benjamin List nga Gjermania dhe britaniku David MacMillan janë fitues të kësaj ngjarjeje në Stokholm. Ata do të ndajnë çmimin prej 1.14 milion dollarë.
Pakoja e tyre kimike është përdorur në zhvillimin e barnave të reja dhe për të bërë molekula që mund të kapin dritë në qelizat diellore.

Anëtari i Komitetit Nobel, Prof Peter Somfai, nga Universiteti Lund i Suedisë, tha “Ne kemi një mjet të ri në kiminë organike, dhe ky është përfitimi më i madh për njerëzimin”./UBTNews