Shkencëtarët që zbuluan sesi trupi ndjen ngrohtësinë e diellit ose përqafimin e më të dashurit kanë fituar Çmimin Nobel për mjekësi.
David Julius dhe Ardem Patapoutian, të dy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndajnë çmimin për vitin 2021 në mjekësi. Gjetjet e tyre mund të çojnë në mënyra të reja të trajtimit të dhimbjes.
“Në jetën tonë të përditshme ne i marrim këto ndjesi si të mirëqena, por si fillojnë impulset nervore në atë mënyrë që temperatura dhe presioni të mund të perceptohen? Kësaj pyetjeje i janë pëgjigjur laureatët e këtij viti të Çmimit Nobel”, tha Komiteti i Nobelit.
Çmimi kap vlerën 1.15 milionë dollarë. Çmimet Nobel për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe, u krijuan dhe u financuan me vullnetin e shpikësit dhe biznesmenit suedez të dinamitit Alfred Nobel./UBTNews