UBT News

Dy raste të posedimit të substancave narkotike, një në Dubravë e një në Gjakovë

Dy raste  të posedimit të substancave narkotike janë raportuar në Kosovë gjatë 22 dhe 23 prillit, bëjnë të ditur autoritetet.

Rasti i parë është regjistruar në Qendra Korrektuese Dubravë, ku më 22 prill rreth orës 14:00 është gjetur një sasi e dyshuar narkotike prej rreth 7 gramësh, e llojit marihuanë. Rasti është në hetim nga njësitë përkatëse.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur në Gjakovë, në rrugën “Behije Gashi”, më 23 prill rreth orës 18:35. Gjatë kontrollit në trupin e një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 0.35 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari në Gjakovë është liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të dy rastet.

Exit mobile version