Policia e Kosovës ka evidentuar dy raste të posedimit të paautorizuar të armëve në Kamenicë dhe Prizren.
Në Kamenicë, më 27 shtator policia ka kryer bastisje në banesën e një të dyshuari mashkull kosovar, me vendim të prokurorit.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore, dy pistoleta dhe tre doza me plumba. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar për hetim të mëtejshëm.
Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në fshatin Korishë të Prizrenit, po më 27 shtator.
Gjatë një bastisjeje në kulmin e shtëpisë së një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar 200 fishekë.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Të dy rastet po hetohen nga autoritetet përkatëse.
D.L
