Dy raste të ndara të kanosjes janë raportuar në veri të Kosovës në 24 orët e fundit sipas Policisë.
Rasti i parë është regjistruar në rrugën Nemanjina në Zveçan, ku një qytetar ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe brenda garazhit të tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim për identifikimin e të dyshuarve.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë e Veriut, ku një person dyshohet se, derisa ndodhej në oborrin e gjykatës, ka fyer dhe kanosur një mashkull tjetër. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore në të dyja rastet.
