Më 23 prill janë regjistruar dy raste të dhunimit në komunat e Malishevës dhe Gjakovës.
Në rastin e parë, në Malishevë, një viktimë femër është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Sipas raportit zyrtar, rasti është në procedurë hetimore.
Rasti i dytë është iniciuar në Gjakovë, ku gjithashtu është raportuar se një mashkull kosovar dyshohet për dhunim ndaj një femre. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Policia ka theksuar se të dy rastet janë nën hetim dhe se veprimet e mëtejme ligjore do të ndërmerren sipas procedurave në fuqi.