Dy raste të dhunës janë raportuar të kenë ndodhur brenda 24-orëve të fundit, ku si rezultat janë arrestuar dy persona.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur paraditen e së hënës, ku burri kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.
“06.02.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndërsa rasti tjetër, siç bëhet e ditur kishte ndodhur në mbrëmje.
“06.02.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor, por ka kërkuar urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet po aty.