UBT News

Dy raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë dhe Rahovec

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar dje në Prishtinë dhe Rahovec, ndërsa Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ndaj personave të dyshuar.

Në Prishtinë, një grua  ka raportuar në polici se ishte kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar më 9 gusht. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar dje në Rahovec. Një grua kosovare ka deklaruar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar.

Të dyja palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rastet po trajtohen nga organet kompetente.

D.L

Exit mobile version