UBT News

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Në Fushë Kosovë dhe Novobërdë janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit dy raste të dhunës në familje, sipas Policisë së Kosovës.

Në Fushë Kosovë është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, një mashkull kosovar dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike një femre kosovare.

Viktima ka kërkuar urdhërmbrojtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Ndërkaq, në Novobërdë, më 12.02.2026 rreth orës 01:00, është arrestuar një mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje verbale dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike një femre kosovare.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, për të cilën posedonte leje përkatëse.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Në shtëpinë e të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë të cilën e kishte me leje përkatëse. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, sipas Raportit të Policisë së Kosovës.

Exit mobile version