Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të dhunës në familje, të regjistruara në Obiliq dhe Prizren.
Në Obiliq, më 27 korrik rreth orës 18:00, është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në Prizren, po atë ditë rreth orës 21:30, është arrestuar një tjetër burrë, i cili dyshohet se, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/
