Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe Gjakovë, ku dy persona janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti i parë është regjistruar në Ferizaj më 23 shtator. Sipas Policisë, është arrestuar një shtetas i huaj, i dyshuar se kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe më pas kishte kanosur dy viktima femra, shtetase të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Gjakovë më 24 shtator. Policia ka arrestuar një person, shtetas të Kosovës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase kosovare.
Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
D.L
