UBT News

Dy raste dhune në familje brenda një dite në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje të raportuara gjatë ditës së djashme në qytetin e Pejës.

Rasti i parë është regjistruar, rreth orës 04:30 të mëngjesit, kur është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Sipas policisë, i dyshuari mashkull nën ndikimin e alkoolit, kishte fyer dhe kanosur dy viktima meshkuj kosovarë. Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nën ndikim të alkoolit kishte fyer dhe kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur po të njëjtën ditë, rreth orës 22:30, kur pas një mosmarrëveshjeje mes një femre dhe një mashkulli kosovar, njësitet policore i kanë shoqëruar të dy palët në stacion policor. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Pas pranimit të informatave për një mosmarrëveshje në mes një femre dhe një mashkulli kosovar, njësiti policor të njëjtit i ka shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim./UBTnews

Exit mobile version