UBT News

Dy raporte nuk kaluan në Kuvend

Në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, sot në Kuvend përsëri nuk kaloi Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021. Kjo pikë u bart për seancën e radhës.

Po ashtu, gjatë kësaj seance ku po shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e vitit të kaluar, nuk kaloi as Raporti vjetor i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021.

Partitë opozitare PDK dhe LDK nuk e përkrahën këtë raport.

Exit mobile version