UBT News

Dy persona u vranë në sulmet e së martës në Kiev, thotë prokurori i përgjithshëm ukrainas

Dy persona u vranë dhe një u plagos si pasojë e sulmeve ruse në Kiev mëngjesin e të martës, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm ukrainas.

“Sipas informacioneve të para, dy persona u vranë dhe një u plagos”, njoftoi zyra e prokurorit të përgjithshëm në një deklaratë.

“Sipas hetimit, më 18 tetor 2022, forcat e armatosura të Federatës Ruse, duke përdorur mjete luftarake të ndaluara nga ligji ndërkombëtar, nisën një sulm me raketa në një objekt të furnizimit me energji në bregun e majtë të kryeqytetit”, thuhet tutje në deklaratë.

Ukraina u godit nga sulmet me dronë edhe të hënën, ku mbetën të vdekur pesë persona në kryeqytetin ukrainas, përfshirë një grua shtatzënë dhe një e moshuar./UBTNews/

Exit mobile version