Policia ka informuar sot se në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penal “Lëndim i rëndë trupor”.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshim të arsyeshme, që siç ka informuar Policia, pas një mosmarrëveshjeje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një burrë, i cili ka kërkuar tretman mjekësor.
“Pas intervistimit, dy të dyshuarve, me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tyre janë duke u zhvilluar hetime ne drejtim të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor “ dhe “ Asgjësim dëmtim i pasurisë””, është bërë e ditur nga Policia.