UBT News

Dy persona theren me thikë gjatë një përleshjeje në Rahovec, një burrë në mbajtje

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshjeje me thikë që ka ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 korrik, rreth orës 22:30, dhe është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Policia njofton se janë arrestuar dy të dyshuar, burra kosovarë, të cilët dyshohet se gjatë përleshjes kanë therur me thikë dy viktima, po ashtu meshkuj kosovarë.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./A.K/

Exit mobile version