UBT News

Dy persona të zhdukur raportohen brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve dy persona janë raportuar të zhdukur në Kosovë.

Një vajzë në Fushë Kosovë, sipas nënës së saj është larguar nga shtëpia me 25 shkurt të këtij viti dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Fushë Kosovë / 25.02.2025 – 16:00. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Një djalë në Prishtinë është larguar nga shtëpia me 22 shkurt të këtij viti dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij

“Prishtinë / 22.02.2025 – 17:40. Më 04.03.2025 ankuesja femër kosovare ka njoftuar Policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Exit mobile version