UBT News

Dy persona pësojnë lëndime të rënda në Gjilan, Policia nis hetimet

Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një rasti të cilin Policia e Kosovës e ka cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, që ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Gjilan.

Sipas raportit policor, nga ky rast lëndime të rënda trupore kanë pësuar një grua dhe një burrë. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin e Gjilanit, ndërsa më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit, si dhe prokurori i shtetit, i cili është njoftuar për rastin.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë të ditura, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

D.L

Exit mobile version