UBT News

Dy persona dyshohen se keqpërdorën kartelën bankare, bënë blerje rreth 200 euro

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për shpërdorim të pasurisë së huaj, pasi dy persona dyshohet se kanë përdorur një kartelë bankare të gjetur për të kryer blerje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:10 në rrugën “Adem Mikullovci” në Mitrovicën e Veriut.

Ankuesja ka raportuar se i kishte humbur kartela bankare, ndërsa përmes saj ishin kryer disa blerje.

Pas veprimeve hetimore, policia identifikoi dy të dyshuar, të cilët gjatë intervistimit pranuan se e kishin gjetur kartelën dhe e kishin përdorur për të blerë artikuj në vlerë rreth 200 euro.

Me konsultim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Exit mobile version